Anthony Joshua do të ndeshet me Deontay Wilder në vitin 2018, ka zbuluar promoteri Eddie Hearn

Anthony Joshua do të ndeshet me Deontay Wilder në vitin 2018, ka zbuluar promoteri Eddie Hearn

Mbreti anglez i kategorive IBF dhe WBA do ta mbrojë titullin kundër boksierit amerikan, duke tentuar në të njëjtën kohë që ta marrë edhe titullin WBC nga Wilder.

Pas fitores nga ish-kampioni i WBC Bermane Stiverne të shtunën, Wilder shfrytëzoi rastin për të shpallur luftë Joshuas, duke deklaruar se dëshiron që të ndeshet më të, dhe nuk do arsyetime.

Promoteri Hearn ka zbuluar se lufta do të ndodhë, por duke parë dallimin në peshë të boksierëve ka thënë se kampioni Joshua do ta ketë të lehtë kundër amerikanit, shkruan rtv21.tv.

Joshua 28 vjeçar është rreth 10 kilogram më i rëndë se Wilder, megjithëse Wilder është 3 centimetra më i gjatë.

Joshua gjithashtu dëshiron luftërat kundër ish kampionit Tyson Fury si dhe fitimin e titullit WBO nga Joseph Parker./21Media