Konfirmohet mbështetja e Gjermanisë për liberalizmin e vizave

Haradinaj dhe Pacolli takohen me Ministin e Jashtëm të Gjermanisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot në Mynih me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas. Haradinaj ka deklaruar se nga ky takim ka marrë konfirmimin se Gjemrania përkrah liberlaizmin e vizave për Kosovën.

Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për të lëvizë lirshëm dhe mbështetja gjermane në këtë fazë është e domosdoshme edhe për procesin e dialogut dhe çështje të tjera të rëndësishme për vendin. Rast i shkëlqyer për të biseduar rreth mundësive të reja të thellimit të miqësisë e bashkëpunimit, politik dhe ekonomik mes shteteve tona. Ministrin Maas e falënderova për qëndrimin e qartë dhe mbështetjen e plotë të Gjermanisë për vendin dhe popullin tonë.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Në takim me Maas ka qenë edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, të cilit po ashtu i ka konfirmuar mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën.

“I inkurajuar jashtëzakonisht shumë me mbështetjen e madhe gjermane për heqjen e merituar të vizave për vendin tonë, do të vazhdoj koordinimin me ministrin Mass për përmbylljen e shpejtë të këtij procesi.”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn në dhjetor të vitit që lamë pas pat thënë se data më reale për liberalizim është viti 2020.

Ndryshe Haradinaj, Pacolli dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kanë marrë pjesë sot në konferencën e sigurisë në Mynih./21Media

Back to top button