Buta do të performojë në "Sunny Hill"

Buta do të performojë në “Sunny Hill”

Më 2, 3 dhe 4 gusht do të mbahet festivali “Sunny Hill”, festival ky që mbledh emra të njohur jo vetëm vendorë, por edhe ndërkombëtarë. Krahas emrave të shumtë që do të performojnë në këtë ngjarje madhështore, do të performojë edhe njëri ndër reperët e mirënjohur shqiptar, Buta. Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e “Sunny Hill”, përmes një postimi në Instagram, transmeton rtv21.tv

Organizatori i “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa në një konferencë për media sot në Kosovë, pas nënshkrimit të marrëveshjes me njërin prej sponsorëve të festivalit, tha se është shumë i lumtur që “Sunny Hill” mbahet në Kosovë.

Sunny Hill ka konfirmuar disa prej emrave më të mëdhenj të industrisë së muzikës, sikurse Miley Cyrus dhe Calvin Harris, Gashi, Karma Kid, Kayma Aksell, Tchako, Ledri Vula, Lumi B, Lluni, Kida, Yll Limani, Mc Kresha&Lyrical Son, Elvana Gjata, Xuxi, Bojken Lako, e shumë emra të tjerë./21Media