Edhe Ylli prezent në “Sunny Hill”

Edhe Ylli prezent në “Sunny Hill”

Këngëtari i mirënjohur, Yll Limani do të performojë në festivalin “Sunny Hill” që këtë vit do të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht në Parkun e Gërmisë, shkruan rtv21.tv

Kjo është bërë e ditur përmes një fotografie që është publikuar në faqen zyrtare të  “Sunny Hill” në Instagram.

“Mos mungoni në Sunny Hill Festival, mezi po pres”, ka shkruar Ylli në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Mos mungoni në @sunnyhillfestival Can’t wait! 💜

A post shared by Yll Limani (@ylllimani) on

Edhe këtë vit në skenën e festivalit “Sunny Hill” do të mirëpriten emra të mëdhenj nga muzika shqiptare dhe ajo ndërkombëtare.

“Sunny Hill Festival”, vitin e kaluar është mbajtur në parkun e Gërmisë, në Prishtinë me datat 10, 11 dhe 12 gusht. Festivali kishte karakter humanitar, 25 për qind e të hyrave neto nga festivali iu dhuruan organizatave kosovare që kujdesen për zhvillimin e fëmijëve kosovarë, posaçërisht atyre me nevoja të veçanta si dhe për aktivitete kulturore. Ky festival mblodhi emrat e mëdhenj botërorë në mesin e të cilëve ishte edhe Dua Lipa, Albert Stanaj, Gashi, Action Bronson etj./21Media