Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Kroaci

Vendi evropian konfirmon rastin e koronavirusit

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç ka konfirmuar rastin e parë të koronavirusit, në një pacient i cili është shtruar në një spital në kryeqytet, transmeton 21Media.

“Pacienti është në klinikën e Zagrebit për sëmundje infektive. Është një person më i ri dhe ai ka simptoma më të buta. Ai është i izoluar dhe gjendja e tij është e mirë për momentin”. tha Plenkoviç në një konferencë për media.

Ministri i Shëndetësisë, Vili Beros tha se pacienti kishte qëndruar në Milano nga 19 shkurt deri më 21 shkurt./21Media

Back to top button