Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Kalifornia

Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Kalifornia

Reperi i njohur amerikan, Mac Miller vdiq si rezultat i kombinimit të kokainës, fentanyl dhe alkoolit. Departamenti i Mjekësisë së Los Angeles tha të hënën se ky është shkaktari i vdekjes së reperit, shkruan TMZ, transmeton rtv21.tv

26-vjeçari, që arriti majat e suksesit me albumin e tij debutues në vitin 2011, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Kalifornia, në muajin shtator. Ish – e dashura e tij, këngëtarja e njohur Ariana Grande e quajti atë “engjëll” në këngën e saj të fundit. Ajo së bashku me yjet e tjerë dhe fansat morën pjesë në një koncertin të organizuar për të. Reperët Chance, SZA dhe Miguel ishin artistët që performuan në koncertin përkujtues për të.

Fentanyl, një qetësues i fuqishëm që është më i lirë dhe më i fuqishëm se heroina, ka luajtur një rol të madh në krizën e opioidit në SHBA. Rreth 200 vetë vdesin nga mbidoza çdo ditë, sipas US Drug Enforcement Administration./21Media