Konfirmohet, Shakira do të performojë në përurimin e Urës së Ibrit
30 Tetor 2018
Bahtiri ka konfirmuar performancën e Shakirës
Bahtiri ka konfirmuar performancën e Shakirës
I ftuar në rubrikën e përjavshme të “1 Kafe prej Shpisë”, “Mysafir te kryetari”, këtë javë do të jetë kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Ai për emisionin “1 Kafe prej Shpisë”, ka konfirmuar që këngëtarja e njohur botërore, Shakira do të performojë në përurimin e hapjes së Urës së Ibrit.
I pyetur se a do të paguhet Shakira 1 milionë euro aq sa e ka çmimin, Agim Bahtiri tha se në raste të tilla historike si përurimi i Urës se Ibrit nuk duhet të shikohet çmimi e rëndësishme është që do të bëhet realitet.
Kryetari gjithashtu ka kënduar me motrën e tij Xhevrien, këngë me çifteli, shkruan rtv21.tv
Për detaje më të hollësishme dhe shumë gjera të tjera interesante, ju ftojmë ta ndiqni këtë të diele emisionin “1 kafe prej Shpisë”./21Media