Arrestohen 2 persona

Arrestohen 2 persona

Policia në Vlorë ka finalizuar operacioni policor “Prita”, ku ka goditur një tjetër tentativë në fushën e kultivimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike, ku në një shtëpi kanë sekuestruar 48 kilogramë kanabis, si dhe 97 fidanë të mbjellura në kubikë, ndërsa, janë arrestuar dy persona.

Sipas Policisë, operacioni është zhvilluar në lagjen “24 Maji” Vlorë, ku u sekuestruan edhe dy automjete, aparatë celular, një peshore elektronike e sende të tjera.

Policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës në këtë banesë shtetasit Z.I., 36 vjeç dhe E.B., 30 vjeç, të dyshuar si autorë përgjegjës në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.