Të dyshuarit u ndaluan pë 48 orë

Të dyshuarit u ndaluan pë 48 orë

Zyrtarët e Policia e Kosovës derisa ishin në një pikë tek barriera e pylltarisë në Pejë, kanë ndaluar një veturë, ku gjatë kontrollit është gjetur një armë AK 47, arma është konfiskuar nga krim teknika, ndërsa dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë sjellë në stacionin policor në Pejë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit, me urdhër të Prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e personave të dyshuar A.Q. i lindur me 1997 dhe E.M. i lindur me 1997.

“Në shtëpinë e të dyshuarit 1- janë gjetur dhe konfiskuar; 1- pushkë ‘M48’ kal.7.92 16- fishek dhe 3- gëzhoja të kalibrit të njejtë, 1-pushkë ajrore ‘ Flloberg Strong’ dhe 20- diabola, 74- copë fishek të Ak 47, 2- karikator, 17- fishek të kal. 7.62 mm, 1- fishek 9x19mm dhe 15- cop fishek me gas të kal. 9x19mm. Kurse në shtëpinë e të dyshuarit 2- janë gjetur dhe konfiskuar 18- fishekë të armës së gjuetisë kal. 12mm”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh./21Media