Konfiskohen dy kallashnikovë

Policia e Kosovës , dje dhe sot në zonën e Skenderajt, ka konfiskuar dy armë zjarri AK 47

Sipas Policisë dje rreth orës 14:45, pas marrjes së informatës, se në fshatin Polac, në vendin e quajtur ‘’Mali i Kerollve’’ ka të shtëna me armë zjarri, njësitë policore kanë arritur ta bëjnë identifikimin e vendit të ngjarjes, dhe ta ndalojnë veturën e dyshuar, ku gjatë kontrollimit në veture i është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjate AK-47, një karikator si dhe 6 gëzhoja si provë materiale nga i dyshuari G.S., 22 vjeçar.

Ndërsa sot, rreth orës 09:02, është pranuar një informatë se në fshatin Runik ka të shtëna me armë zjarri, dhe njësitë policore kanë arritur ta lokalizojnë vendin e ngjarjes, kanë kontaktuar të dyshuarin A.S.,63 vjeçar, i cili edhe ka pranuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në shenjë gëzimi, ku si provë materiale është konfiskuar një armë e gjatë e tipit AK-47, një karikator, 35 fishek dhe një gëzhojë.

Për rastet e lartcekura janë arrestuar dy persona G.S., 22 vjeçar dhe A.S.,63 vjeçar, të cilët pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të shtetit janë liruar për procedurë të rregullt./21Media

Back to top button