Konfiskohen lojëra të fatit me vlerë rreth 18 mijë euro

Ndaj personave përgjegjës janë hapur procedurat kundërvajtje

Në vazhdën e aksionit në luftimit informalitetit dhe mbrojtjes së taksës së akcizës, Dogana e Kosovës ka ushtruar kontrolle në disa lokale të dyshuara për operim me lojëra të fatit pa licencë, në komunën e Vushtrrisë dhe në qytetin e Mitrovicës.

Njësitë e Doganës me këtë rast kanë kontrolluar në tri lokale të dyshuara ku edhe janë gjetur të pa licencuara 10 copë aparate për lojëra fati,  7 copë pajisje elektronike për lojëra të ndaluara, Keno, Racing Dogs dhe një pikë basti Colsseum që vepron ilegalisht në Kosovë.

Vlera e përgjithshme e mallrave të konfiskuara është rreth 18.000 euro, ndërsa  ndaj personave përgjegjës janë hapur procedurat kundërvajtje.

Back to top button