U arrestua një person

U arrestua një person

Policia e Kosovës kanë ndërmarrë një operacion në magjistralen Graçanicë-Gjilan në fshatin Kishnicë, me ç’rast kanë arrestuar një person me inicialet AH, i lindur me 1986, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij kanë gjetur 5 thasë të mbushur me narkotikë të llojit marihuanë të ndara në 30 paketime me peshë 32.3 kilogramë.

Policia bën të ditur se operacioni pas mbledhjes së provave dhe informatave nga terreni, nën dyshimin e bazuar se në këtë lokacionin një person i dyshuar, tashmë i arrestuar po merrej me trafikim me narkotikë.

“Ky person dyshohet se kryente veprën penale ‘blerje, posedim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’. Pas konsultimit me prokurorin dhe me urdhër të gjyqtarit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit në fshatin Merdare të Podujevës, ku gjatë kontrollit janë gjetur 3 thasë të plastikës të mbështjellë me ngjitës, ku në brendësi është gjetur marihuanë me peshë 3.2 gramë, si dhe një qese me fara të llojit kanabis sativa, me peshë 53.7 gramë”, bëhet e ditur në komunikatën e policisë.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar të krimeve të rënda i dyshuari dërgohet në mbajtje.