Policia e Kosovës në dy raste të ndara konfiskoi mbi 66 kg substanca të dyshuara narkotike dhe arrestoi një person

Policia e Kosovës në dy raste të ndara konfiskoi mbi 66 kg substanca të dyshuara narkotike dhe arrestoi një person

Dje rreth orës 16:30, Policia e Kosovës, respektivisht, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Njësia në Prizren, ka pranuar informacione se në mes të fshatrave Shpenadi, Velezhë, Caparc dhe Novakë, afër një are të punuar gjenden disa çanta të mëdha, me ngjyrë të zezë dhe të mbuluara me disa mbulesa plastike dhe bari të tharë.

Policia aty ka vërejtur se gjenden katër çanta të zeza, në të cilat gjendeshin 62 paketime, me një substancë të dyshuar për narkotikë të llojit marihuanë.

Me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake në Prizren janë kontrolluar shtëpitë, objektet përcjellëse dhe automjetet e të dyshuarit, mirëpo gjatë kontrollimit nuk është gjetur ndonjë dëshmi që lidhet me veprat penale të narkotikëve apo të veprave tjera penale.

Pas matjes së substancave të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, ka rezultuar që pesha e tyre të jetë rreth 62 kg e 465 gramë.

Ndërsa dje rreth orës 21:30 një njësi policore e stacionit policor të Fushë Kosovës gjatë punës operacionale në terren dhe në kërkim të një personi të dyshuar për grabitje po sa kanë marrë informatën lidhur me adresën e ku banon ai, gjatë kërkimit nëpër korridore të shtëpisë janë vërejtur disa grimca të dyshuara si të narkotikëve.

Në atë lokacion është ftuar edhe Njësiti i Antidrogës dhe sipas koordinimit me prokurorin dhe gjykatën kompetente është realizur një bastisje në dhomën ku ndodhej (i dyshuari mashkull: A.Ç. viti i lindjes 1999) shtetas i Shqipërisë, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar 4827.9 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një peshore digjitale dhe tre telefona. Me urdhër të prokurorit kompetent i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 ore./21Media

http://rtv21.tv/konfiskohen-mbi-66-kg-droge-nje-arrestuar/
Facebook Comment