Produktet ishin në vlerë prej 650 euro

Produktet ishin në vlerë prej 650 euro

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia e Hetimeve për Krime Ekonomike te Kosovës (NJHKEK) në bashkëpunim me inspektorët e Agjencisë se Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM) kanë kontrolluar një barnatore në Prizren, me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar produkte medicinale pa banderola në vlerë rreth 650 euro.

Rasti ka ndodhur dje, thuhet në raportin e sotëm 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me këtë rast nuk ka pasur të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media