Janë zhvilluar aktivitete për konfiskimin e pasurisë së 46 tatimpaguesve, të cilët kanë pasur obligime ndaj ATK-së

Janë zhvilluar aktivitete për konfiskimin e pasurisë së 46 tatimpaguesve, të cilët kanë pasur obligime ndaj ATK-së

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka ndërmarr veprime ligjore ndaj të gjithë tatimpaguesve, të cilët kanë obligime tatimore të pa shlyera.

Nga aktivitetet e zhvilluara është konfiskuar pasuria e tatimpaguesve, të cilët nuk janë përgjigjur kërkesave ligjore nga ATK, siç janë lëshimi i letër-kujtesave, dorëzimi i barrëve tatimore në kadastër, pasurin e paluajtshme, bllokimi i llogarive bankare, bllokime në Thesar dhe në Doganë, vendosja e pengut, kërkesa për ndalesë të personit përgjegjës në kufi, si dhe veprime të tjera të cilat parashihen në Legjislacionin Tatimor.

Sipas ATK-së, vetëm gjatë muajit mars si rezultat i mos kryerjes së obligimeve tatimore, janë zhvilluar aktivitete për konfiskimin e pasurisë së 46 tatimpaguesve, të cilët kanë pasur obligime ndaj ATK-së në vlerë 1,644,679.00 euro.

“ATK në vazhdimësi do të ndërmarr veprime të ngjashme, për të gjithë tatimpaguesit të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore, sipas Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat. Motoja e përgjithshme e punës tonë është krijimi i një mjedisi, i cili mbështet fuqishëm përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore nga ana e tatimpaguesve, andaj inkurajojmë të gjithë tatimpaguesit që t’i kryejnë me kohë obligimet tatimore, në mënyrë që mos të bëhen objekt i veprimeve të mbledhjes së detyrueshme”, thuhet në komunikatë./21Media