I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën

Një 46-vjeçar është plagosur me sëpatë, pas një konflikti për motive pronësie.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Domje të Vorës, dhe sipas policisë “shtetasi I.T, gjatë një konflikti për motive pronësie me komshiun e tij shtetasin B.A, në kushte të rënduara psikike e ka goditur me sopatë”.

I plagosuri ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, arrestuan në flagrancë shtetasin: I. T., 62 vjeç, banues në Domje, për veprën penale “Plagosja e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./oranews