Mediat kineze për takimin Trump-Jinping kanë thënë se konfrontimi nuk është i paevitueshëm

Mediat kineze për takimin Trump-Jinping kanë thënë se konfrontimi nuk është i paevitueshëm

Mediat shtetërore kineze të shtunën kanë mirëpritur takimin mes presidentit së SHBA Donald Trump dhe homologut të tij kinez Xi Jinping, i cili i tregoi botës se konfrontimi mes dy fuqive nuk ishte i pashmangshëm.

Gazeta zyrtare China Daily shkruan se ishte inkurajuese për të parë samitin dy-ditor që përfundoi të premten “të ketë rrjedhë mirë”, pas sinjaleve të mëhershme konfuze nga Uashingtoni për mënyrën e qasjes në marrëdhëniet SHBA-Kinë.

Trump kishte bërë fushatë me retorikë anti-Kinë dhe kishte zemëruar Pekinin para marrjes së detyrës duke biseduar me presidentin e Tajvanit, ishull të cilin Pekini e konsideron si territor të vetin.

Por, të dyja palët shmangën ndonjë gaf diplomatik në vendpushimin e Trump, Mar-a-Lago në Florida që do të kishte njollosur takimin para syve të protokollit kinez, shkruan gazeta kineze.

China Daily shkruan se të dyja palët u shfaqën “po aq entuziast në lidhje me marrëdhëniet konstruktive që kanë premtuar për t’i kultivuar.”

“Kjo mund të tingëllojë sureale për ata që janë të preokupuar me një skenar të ‘pashmangshëm’ konfliktit ndërmjet asaj që ata e shohin si rritje dhe fuqive në detyrë”, shkruan gazeta.

“Por, ajo që Pekini dhe Uashingtoni deri më tash kanë menaxhuar mirë në parandalimin e konflikteve tregon se konfrontimi nuk është i pashmangshëm,” shkruan tutje në editorialin e saj gazeta kineze.

Tabloidi shtetëror kinez Global Times shkruan se takimi “shërbeu si një tregues se marrëdhëniet Kinë-SHBA janë edhe më shumë në kurs qëkur Trump mori detyrën në janar,” dhe është e mundshme që të dyja vendet të zhvillojnë më shumë se sa “marrëdhënie pragmatike.”

“Duket se të dy vendet kanë kuptuar rëndësinë se sa esenciale është që një transicion duhet të jetë i qetë dhe jo vetëm për të dy vendet e përfshira këtu, por edhe për gjithë botën”, shkruan gazeta.

Ndërsa, gazeta zyrtare e Partisë Komuniste kineze People’s Daily shkruan në faqen e parë të saj, se takimi vendosi tonin për zhvillimin e marrëdhënieve SHBA-Kinë.

Në një “cicërimë” të shtunën në Twitter, Trump ka shkruar për takimit, se “Vullneti i mirë dhe miqësia u formua, por vetëm koha do ta tregojë në tregti.” Megjithatë, gazetat kineze nuk përmendën sulmet raketore të SHBA-ve në një bazë ajrore siriane, e cila la nën hije takimin mes dy presidentëve.