Kongresi amerikan miraton ligjin që ndalon daljen nga NATO

Ligji është miratua me 357 vota për dhe 22 kundër

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar me shumicë dërrmuese një projektligj që konfirmon mbështetjen e Kongresit për NATO-n në mes të shqetësimeve të reja lidhur me angazhimin e Presidentit, Donald Trump në aleancën 29-anëtarëshe.

Ligji është miratua me 357 vota për dhe 22 kundër dhe ndalon përdorimin e fondeve për t’u tërhequr nga Aleanca, raportojnë mediat amerikane.

Si i tillë ky konfirmon se politika e SHBA-ve është të qëndrojë si pjesë e aleancës.

Kohë më parë, “New York Times” ka raportuar se presidenti amerikan, Trump vitin e kaluar ka paraqitur disa herë idenë e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga NATO-ja.

Vetëm disa orë para votimit, ndihmëssekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell paraqiti dorëheqjen e tij.

Mitchell është një përkrahës i hapur i NATO-s.

Back to top button