Sipas VV-së posti i kryeministrit duhet t'i takojë më të votuarit

Sipas VV-së posti i kryeministrit duhet t’i takojë më të votuarit

Glauk Konjufca tha se Vetëvendosje nuk do të bëjë asgjë më shumë sa i përket koalicionit me LDK-në. Ai fatin e këtij koalicioni e la në duar të LDK-së.

“LDK-ja faktikisht e mban njëfarë lloj përgjegjësie për çkado që ndodh në skenën politike për këto orët që kanë mbetur”, tha Konjufca.

Ai tutje u shpreh se VV mbrojnë idenë se posti i kryeministrit duhet t’i takojë personit më të votuar.

Konjufca po ashtu tha se oferta e Vetëvendosjes ka qenë në favor të LDK-së, me vet vaktin se Vjosa Osmanin e propozuan për të parën në listë.

Sot gjatë ditës lideri i Lëvizjes Vetëvendosje,  Albin Kurti publikoi letrën e tij dërguar kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, ku i kërkoi që të garojnë me një listë të përbashkët si LDK dhe LVV, pa kandidat të paradhënë e të njëanshëm për kryeministër, por le të bëhet ajo ose ai që fiton më së shumti vota në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, mirëpo një ofertë e tillë u refuzua nga LDK-ja./21Media