Glauk Konjufca nga Vetëvendosje doli në konferencë për media

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje doli në konferencë për media

Ai deklaroi se fushata zgjedhore ka shkuar shumë mirë, pa incidente serioze.

“Të dhënat tona tregojnë se LVV është e para dhe i ka fituar këto zgjedhje, ishte proces demokratik dhe ishim shumë të kënaqur si Vetëvendosje.”, ka deklaruar Konjufca.

Ai ka bërë të ditur se informatat e tyre e vendosin LDK-në si të dytën, shkruan rtv21.tv.

“Shprehim edhe urimin tonë për vendin e dytë që e ka marrë Lidhja Demokratike e Kosovës, me të cilët do të bëjmë një qeveri të mirë.”, ka theksuar Konjufca.

Ai ka deklaruar se LVV do të dalë në shesh më vonë e të festojë fitoren e vet, që nuk është fitore e VV-së por e qytetarëve./21Media