Konjufca falënderon Walker: Ishe zëri kumbues i të vërtetës

Kujtohet masakra e Reçakut

Në kujtim të masakrës së Reçakut, çdo vit në Kosovë vjen ambasadorin amerikan William Walker. Në 21 vjetorin e masakrës, Walker është takuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Kryeparlamentari Konjufca falënderoi ish-shefin e OSBE-së në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, për angazhimin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të Kosovës edhe ecjes së saj në rrugën e zhvillimit të përgjithshëm. Konjufca vlerësoi se ambasadori Walker, ashtu siç ishte dikur zëri kumbues i të vërtetës për Kosovën, sot vazhdon të jetë përfaqësuesi kryesor i zërave për vënien në vend të drejtësisë për masakrën e Reçakut dhe masakrat e shumta të kryera nga shteti serb.

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, sot gjatë ditës në konferencën që e organizuan  Republikanët e Kosovës tha se gjenocidi që ka ndodhur në këtë fshat nuk mund të mohohet nga askush.

Në këtë takim u diskutua edhe për zhvillimet politike në Kosovë, por për detaje të tjera nuk u bënë të ditura në komunikatën për media. /21Media

 

Back to top button