Sipas Konjufcës kjo qeveri i ka ditët e numëruar

Sipas Konjufcës kjo qeveri i ka ditët e numëruar

Shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca duke folur në debatin për punën e Qeverisë Haradinaj tha se Qeveria e kaluar nuk dallon nga ajo e tashmja.

I vetmi dallim sipas Konjufcës është se për dallim nga ish-kryeministri Isa Mustafa, kryeministri i tanishëm Ramush Haradinaj vrapon më shpejt.

Sipas tij Qeveria e tanishme i ka ditët e numëruara.

Konjufca ka pyetur kryeministrin pse s’po vazhdon të merret me krijimin e Ushtrisë, e cila krijon konsensus mbarëpolitik, por po merren me tema që ndajnë partitë, si tema e Demarkacionit.