Konjufca: Krimet e Milaim Zekës janë shumë të mëdha

Konjufca fajësoi Milaim Zekën

Derisa, seanca e jashtëzakonshme për dështimin e liberalizimit të vizave, e thirrur nga opozita, ka mbi dy orë që ka filluar.

Vonesat për liberalizimin e vizave, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca po ua hedh edhe disa deputetëve. Ai fajësoi Milaim Zekën, duke ia përmendur kështu falsifikimin me vizat.

“Unë mendoj që ne nuk kemi edhe liberalizim të vizave, ndër të tjera edhe për disa arsye. Për shkak që njerëzit që falsifikojnë vizat në Kosovë, jo që shëtitën të lirë  prej drejtësisë, por bile bëhen edhe deputetë në Kuvend të Republikës së Kosovës. Kjo e dëmton pa masë liberalizimin e vizave, ashtu si e ka dëmtuar edhe vjedhja e pasaportave, 5, 3 milionë euro korrupsioni. Gjitha këto, deputetët që falsifikojnë vizat  ata i lexojnë i shikojnë dhe  kjo është e patolerushme për Bashkimin Evropian. Unë e kuptoj se çfarë tha deputeti paraprak, sepse tash aq është në zor prej drejtësisë, sa që  me shpëtuar, mendon që  kjo zgjidhet duke ia bërë qejfin atyre prokurorëve  të presidentit, e duke e sha opozitën”, ka thënë ai.

Tutje, ka thënë se krimet e Zekës janë shumë të mëdha. Duke shtuar se ato nuk mund t’i zgjidh as me korrupsion, ndaj gjyqtarëve, siç tha ai.

Reagimi i Konjufcës erdhi, pasi deputeti Milaim Zeka pohoi se “kurrë nuk kishte besuar që Vetëvendosja do të bëhej bashkë me LDK-në, në veçanti pas asaj që VV ishte kundër miratimit të demarkacionit me Malin e Zi, ku Kosova humb 8-mijë hektarë tokë”.

Back to top button