Konjufca në Selanik kërkon vendim pozitiv për liberalizimin e vizave

Konjufca ka folur edhe për përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt integrimeve evropiane

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca po merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë lidhur me perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor “Nga Selaniku në Zagreb”, e cila po mbahet në Selanik me pjesëmarrjen e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor në prani të Presidences kroate të BE-së, Shërbimit të Jashtëm të BE dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian.

Konjufca në fjalimin e tij ka theksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës në rrugën drejt integrimeve evropiane si dhe përkushtimin për të vazhduar me reformat në rrugën e integrimit evropian.

Ai u shpreh se ka kërkuar vendimin pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës në mënyre që mos të izolohet rinia nga perspektiva e saj.

“Kam siguruar gjithashtu se zhvillimi ekonomik dhe social, fqinjësia e mirë dhe dialogu me Serbinë janë qëllimet afatgjatë të qeverisë së re për të kontribuar dhe siguruar paqen rajonale. Në kuptim të zhvillimeve të reja në rrugën evropiane kam përshëndetur metodologjinë e re të aprovuar nga Komisioni si dhe kam shprehur bindjen pozitive për samitin në mes të vendeve të BE-së dhe atyre të Ballkani Perëndimor në Zagreb gjatë majit 2020”, ka thënë ai./21Media

Back to top button