Konjufca ngushëlloi homologun turk për viktimat nga tërmeti

Konjufca: Shpresoj se ekipet e shpëtimit do të kenë sukses në parandalimin e humbjeve të mëtejshme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ngushëlluar kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, Mustafa Şentop, pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi, i cili mori jetën e dhjetëra qytetarëve turq.​

“Ndihem thellë i pikëlluar nga lajmi i tërmetit që goditi Republikën e Turqisë. Në këto momente të rënda për Ju dhe popullin Republikës së Turqisë, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Ne bashkëndjejmë me familjet e atyre që humbën më të dashurit e tyre,  familjet e të lënduarve dhe familjet atyre që janë ende të pagjetur. Shpresoj se ekipet e shpëtimit do të kenë sukses në parandalimin e humbjeve të mëtejshme”, ka thënë Konjufca në telegramin e tij.​

Tërmeti i së premtes në Turqi la të paktën 38 të vdekur dhe mbi 1600 të lënduar./21Media

Back to top button