Konjufca tha se propozimi i VV’së ka qenë t’i ndajnë ministritë

Konjufca tha se propozimi i VV’së ka qenë t’i ndajnë ministritë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se gjatë negociatave për marrëveshjen e koalicionit, Vetëvendosja nuk ia kërkojë Lidhjes Demokratike të Kosovës 7 ministri në këmbim të postit të presidentit.

“Nuk ia kemi kërkuar LDK’së 7 ministri në këmbim të postit të presidentit”, është shprehur Konjufca.

Ndërkohë Konjufca ka thënë se propozimi i VV’së ka qenë t’i ndajnë ministritë.

“Propozimi ynë ka qenë që ministritë të ndahen nga pesë, ne ta marrim Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe posti i kryeministrit nuk diskutohet”, ka thënë Konjufca.

Gjithashtu ai tha se LDK’ja e kushtëzoi marrëveshjen me postin e presidentit.

“Marrëveshja për koalicion nuk u lidh sepse Lidhja Demokratike e Kosovës e kushtëzoi marrëveshjen me pozitën e Presidentit”, është shprehur Konjufca.

Tutje, Konjufca tha se VV’ja nuk e priste këtë kushtëzim.

“Ne nuk e kemi pritur këtë gjë sepse siç e dini ju, këto zgjedhje kanë qenë zgjedhje parlamentare dhe pas konstituimit del qeveria nga Kuvendi dhe pozita e presidentit është diçka krejt tjetër”, ka thënë Konjufca.

“Pozita e presidentit është krejtësisht e pavarur”, shtoi Konjufca./express