Konjufca tha se koalicioni është shumë afër

Konjufca tha se koalicioni është shumë afër

I ftuar në emisonin e përjavshëm”Argumetn Plus” këtë javë ishte Glauk Konjufca nga Lëviyja Vetëvendosje.

Në mesin e gjërave të cilat u diskutuan gjatë emisionit, Konjufca në fund deklaroi se koalicioni VV-LDK është shumë afër dhe gjasat që ky koalicon të mos arrihet janë më të vogla se 10%.

”Jemi shumë afër koalicionit dhe mendoj që koalicioni do të bëhet, shancat që nuk do të bëhet janë më të vogla se 10%”, tha Konfjuca në ”Argument Plus”.

Grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike deri tani kanë zhvilluar gjashtë takime. Kurse, Liderët e këtyre partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë takuar vetëm dy herë dhe kanë deklaruar se nuk kanë vendosur për ndarjen e posteve. /21Media