Konjufca “qorton” deputetët në Kuvend

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shprehur kritik ndaj deputetëve “zhurmues”, në seancën e sotme plenare.
Kryeparlamentari iu kërkoi të njëjtëve të mos bëjnë zhurmë, pasi po e pengojnë mbarëvajtjen e seancës.
“Dëgjoni, këtu janë dy procedura: ose të mbyllen veshët dhe të hidhen çështjet në votim, ose të ketë mirëkuptim që kur të pyesin diçka t’i dëgjojmë deputetët. Unë jam gjithmonë për këtë variantin e fundit. S’ka lidhje që është leximi i dytë duhet t’i dëgjojmë të gjithë”, tha ai.
Këto “qortime”, Konjufca i bëri gjatë shqyrtimit në lexim të dytë të Projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave./21Media

Back to top button