Pas takimit të dy grupeve punuese të LVV-së dhe LDK-së, Glauk Konjufca u pronocua për media

Pas takimit të dy grupeve punuese të LVV-së dhe LDK-së, Glauk Konjufca u pronocua për media

Glauk Konjufca nga VV, deklaroi se në takimin e sontëm biseduan enkas për shëndetësinë dhe arsimin, ku grupet e tyre profesionale i shpalosen qëndrimet e subjektit përkatës.

Sipas Konjufcës, ky ishte një takim i zhvilluar në pajtueshmëri dhe atmosferë bashkëpunimi, njeri prej takimeve ku ka pasur pajtueshmëri më të madhe deri tash, gati 100% për temat që i kanë ngritur.

Takimi i pestë ka pasur një pajtueshmëri më të madhe deri tash”, ka deklaruar Konjufca.

Konjufca ka bërë të ditur se për secilën fushë janë trajtuar së paku 10 tema thelbësore, dhe një nga mospajtimet e vetme që mund të përmenden janë ato tretësore, të natyrës teknike dhe kohore.

Në lidhje me pjesëmarrjen e Lutfi Hazirit për herë të parë në një takim të tillë, Konjufca tha se kontributi i Hazirit ka qenë i nevojshëm, duke i kontribuuar atmosferës së mirë për pajtueshmërinë e tyre, shkruan rtv21.tv.

Në lidhje me ministritë dhe kujt i takojnë ato, Konjufca theksoi se ende nuk është biseduar për caktimin e ministrive dhe dikastereve, përfshirë edhe ato të Arsimit dhe Shëndetësisë.

Takimi i ardhshëm do të jetë për politikat sociale, shtoi Konjufca, duke bërë të ditur se këto takime të grupeve punuese pritet të përfundojnë brenda dy javësh.

I pyetur për dialogun dhe tema tjera të rëndësishme, ai tha se shumë tema të politikës së jashtme do t’ua lëmë takimeve të nivelit më të lartë, takimeve drejtpërdrejt të Isa Mustafës me Albin Kurtin.

Sa i përket kryeministrit, sipas Konjufcës, nuk është kontestuar fakti se pas mosarritjes të koalicionit parazgjedhor, kryeministri zgjedhet drejtpërdrejt përmes votës së popullit.

Tashmë është e qartë që mandatari për kryeministër i përket subjektit që ka fituar numrin më të madh të votave, këtë nuk e ka kontestuar asnjë nga subjektet politike.”, ka bërë të ditur Konjufca.

Ai ka theksuar përfundimisht se numri i ministrive do të reduktohet nga 21 në 12, duke shtuar se ata po merren me masat që duhet ndërmarrë për ta bërë këtë gjë, e jo për emrat se kush do të jetë ministër./21Media