Konjufca takohet me ambasadorin italian

Në këtë takim miqësor, u bisedua për thellimin e raporteve bilaterale

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, të mërkurën ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando.

Gjatë bisedës mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, ministri Konjufca përseriti se qytetarët e Republikës së Kosovës më 6 tetor 2019 votuan për ndryshimin dhe se Qeveria e re është krijuar për të ofruar këtë ndryshim.

Duke folur për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, ministri Konjufca vuri në dukje nevojën për të bërë evaluimin e tërësishëm të dialogut të deritanishëm në menyrë që të ndërtohet një konsensus i gjithmbarshëm politik dhe institucional brenda Kosovës.

Në këtë takim, miqësor, u bisedua edhe për thellimin e raporteve bilaterale dhe nënshkrimin sa më shpejtë të marrëveshjeve të rëndesishme në segmentin e bashkepunimit të sigurisë dhe të tjera marrëveshjeve me interes për qytetarët e të dyja vendeve./21Media

Back to top button