Konjufca tha se Kosova është larg në rrugën e integrimeve evropiane

Konjufca ka folur edhe për vizitën e fundit të komisionarit Hahn

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka kritikuar Qeverinë për mos zbatimin e pakos së reformave evropiane.

Në seancën e sotme plenare, Konjufca ka thënë se kjo pako ka mbetur vetëm diskurs politik i thatë dhe elektoral. E kjo sipas tij, bënë që Kosova të jetë larg integrimeve evropiane.

Ai ka folur edhe për vizitën e fundit të komisionarit Johanes Hahn në Kosovë, me ç’rast është shprehur se Hahn është dashur të shpallë pakon e dytë të Agjendës së reformave, por në mungesë të impelemtimit të pakos së parë, nuk kishte mundur.

“Krejt çka i mbeti komisionarit Hahn, fatkeqësisht, ishte që ta lajmëronte dështimin e liberalizimit të vizave. Nëse e shihni nivelin e realizueshmërisë të agjendës, është me të vërtetë e pikëlluese dhe për çdo kritikë. Prej 22 prioriteteve dhe 135 masave që ka pasur me i ndërmarr Qeveria e Republikës të Kosovës, deri më tash janë zbatuar më pak se gjysma e tyre. Pra ka vonesa të pajustifikueshme për implementimin e reformave në Kosovë dhe kjo tregon se sa larg është Kosova në rrugën e saj të procesit të integrimeve evropiane”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kosova qëndron keq në secilën prej shtyllave që ka agjenda. Konjufca ka shtuar se nuk ka vullnet politik për luftimin e korrupsionit.

Back to top button