Sipas Konjfucës, pozicioni i Osmanit është i rëndësishëm për Lëvizjen Vetëvendosje

Sipas Konjfucës, pozicioni i Osmanit është i rëndësishëm për Lëvizjen Vetëvendosje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se po të ishte propozim nga LDK-ja Vjosa Osmani për presidente, marrëveshja nuk do të dështonte.

“Nëse vijmë deri aty nuk kemi nga të ia mbajmë, do të bënim marrëveshje, dhe për besë Vjosa Osmani në VV do të merrte më së shumti pikë. Po të ishte një propozim i tillë marrëveshja nuk dështon”, tha ai në Interaktiv.

Ai deklaroi se një propozim të tillë nuk ia kanë përmendur edhe Mustafës. Konjufca shtoi se pozicioni i Osmanit është i rëndësishëm për Lëvizjen Vetëvendosje.

Me sa mi ka shpjeguar të gjitha pozicionet e bisedës, Kurti më ka thënë se sa i përket presidentit nuk ka insistuar në asnjë emër por ia ka shpjeguar se mungesa e emrit është problem shtesë. Kurti ja ka thënë edhe kur kam qenë dëshmitarë, se për të dhe për qeverinë tonë, është i rëndësishëm pozicioni i Vjosa Osmanit”, tha ai.

Ai tutje shtoi se për ta ka qenë shqetësuese një lloj zbehje e rolit të Osmanit pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Unë e di që një njeri është i pazëvendësueshëm për kryeministër dhe ai është Albin Kurti. Pastaj pozicionet tjera janë më të lidhura me njëra-tjetrën”, tha ai.

Konjufca tregoi se ende nuk janë ulur me Vetëvendosjen për të shikuar hapat për krijimin e qeverisë, pas seancës së sotme.

“Unë mendoj që qeveria gjithsesi duhet të themelohet. I kemi dhënë të gjitha që të mos ngecë qeveria e Kosovës. Të thuash që për themelim të Kuvendit i sakrifikojmë të gjitha ndërkaq për Qeverinë jo, atëherë kjo është absurde”, shtoi Konfjufca.

Sipas tij, Vetëvendosja ka lëviz nga pozicioni i vet, duke shtuar se për ta kompromisi i presidentit është kompromis i dhimbshëm.

Ne duhet ta gjejmë një formulim për një subjekt politik që ka ngulë këmbë për postin e presidentit me një kokëfortësi të pashpjegueshme. Thelbi i pozicionit të LDK-së nuk shkon në asnjë horizont përveç asaj që presidenti na takon patjetër”, tha ai.

Sipas tij, ata lëvizin në pozicionet e qeverisë por assesi tek i presidenti. /koha.net