Glauk Konjufca i gëzuar për shëndetin e Adem Mikullovcin

Glauk Konjufca i gëzuar për shëndetin e Adem Mikullovcin

Glauk Konjufca nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje sot vizitoi ish-deputetin e kësaj partie, Adem Mikullovci.

Konjufca postoi një imazh me Mikullovcin dhe bëri të ditur se shëndeti i Mikullovcit është përmirësuar.

“Shumë i gëzuar për përmirësimin e shëndetit të bacës Adem.”, shkroi Konjufca në facebook.

Më tutje, ish-deputeti i VV-së u shpreh se legjislatura e ardhshme nuk bën pa Mikullovcin, por ky i fundit nuk gjendet në listën e kandidatëve për deputetë të VV-së, shkruan rtv21.tv

“Legjislatura e shtatë nuk bën pa Adem Mikullovcin.”, shkroi Konjufca në facebok.

 

Ndërkohë, pas pak minutash, Konjufca e editoi postimin e tij dhe fshiu fjalinë, në të cilën shkroi se legjislatura e shtatë nuk bën pa Adem Mikullovcin.

 

Kujtojmë që, më 22 gusht, në ditën kur është shpërndarë Kuvendi i Kosovës nuk ishte i pranishëm deputeti Adem Mikullovci. Në atë ditë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me deputetë dhe anëtarë të këtij subjekti e kanë vizituar deputetin, Adem Mikullovcin./21Media