Konkurs për promovimin e Shqipërisë 

Promovimi i Shqipërisë në të gjitha format

Ministria e Punëve të Jashtme, për të tretin vit radhazi, ka hapur konkursin “Colours of Albania”.

Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e konkursit, mund të postojnë fotot e tyre me #coloursofalbania, deri në datën 15 qershor.

Pas mbylljes së konkursit, juria e përbërë nga fotografë profesionistë do të përzgjedhë 10 fotot fituese, ku 3 më të mirat do të vlerësohen edhe me çmime.

Ndryshe, kjo është nismë në kuadër të diplomacisë digjitale, e cila këtë vit bëhet në bashkëpunim me Ambasadën e Norvegjisë dhe British Council./21Media

Back to top button