“Konsumatorë mos heshtni”

Ministri kërkon ndihmën e qytetarëve për mallrat me afat të skaduar

Në tryezën në lidhje me të drejtat e konsumatorit në Kosovë, ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani kërkoi informata nga qytetarët për mallra me afat të skaduar dhe mallra që u ndryshohet afati i përdorimit.

“I ftoj qytetarët që të na japin informata shkaku i numrit të vogël të inspektorëve”, tha ministri Hasani.

Ministri tutje tha se vazhdimisht shqiptohen gjoba në mbrojtje të konsumatorëve. “Kemi çdo ditë që lëshojmë gjoba shkaku i ankesave të konsumatorëve. Ka pas produkte me afat të skaduar, ka pas produkte që ju ka ndryshu afati dhe jemi në procese gjyqësore”, tha Bajrami.

Kurse Sherif Fejzullahu, kryesues i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit tha se ka abuzim me konsumatorët.

“Të gjithë konsumatorëve u kërkoj mos heshtni, bashkëpunoni me ne. Denonconi gjitha abuzimet qoftë në ushqim, qoftë në ambient, etj”, tha Fejzullahu.

Ai tha se zbatimi i ligjeve po çalon. “Shteti ka arritur shume ligje t’i harmonizojë me BE. Por aty ku çalohet është moszbatimi i ligjeve”, tha Fejzullahu.

Shënohet dita për mbrojtjen e konsumatorit

Back to top button