Lëkura është pasqyrë e shëndetit

Lëkura është pasqyrë e shëndetit

Ushqimi i mirë, fjetja e mjaftueshme, reduktimi i stresit, hidratimi i vazhdueshëm i lëkurës, mbrojtja e lëkurës nga rrezatimi diellor janë faktorë për të pasur një lëkurë të shëndetshme.

Pothuajse të gjithë këta ushqyes përmbajnë antioksidantë (përmbledhës për elementët që luftojnë radikalet e lira). Radikalet e lira vetë përfaqësojnë molekula speciale të afta për të shkatërruar molekulat dhe qelizat e trupit. Ju ngelet vetëm t’i memorizoni që herës tjetër kur të shkoni në treg të blini dhe për lëkurën tuaj.

Vitamina A- ndihmon për një pamje të mirë të lëkurës dhe lufton toksinat e dëmshme të saj. Gjithashu është shumë e mirë për njerëzit që kanë lëkurë të thatë. Ajo gjendet te qepa, bizelja, kajsia, spinaqi, lakra, karrota, kungulli, kumbulla dhe patatet e ëmbla.

Vitamina C- ndihmon lëkurën si në sipërfaqe dhe në brendësi. Përmban antioksidantë që mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira duke nxitur prodhimin e kolagjenit. Vitamina C gjendet në agrume, te speci i kuq, boronica, manaferra, kivi, portokalli, limoni, brokoli dhe patatja.

Vitamina E- Kjo vitaminë është e njohur që lufton efektet e dëmshme të ekspozimit UV dhe siguron mbrojtje antioksidante. Ekspertët tregojnë se përdorimi i 400 mg vitamine E në ditë, trajton lëkurën e dëmtuar dhe të rrudhosur. Gjendet pothuajse tek të gjitha frutat dhe perimet.

Vitamina K- është e cilësuar si një përbërës, i cili ndihmon efektivisht eleminimin e rrathëve të syrit. Ushqimet ku gjendet kjo vitaminë janë, qepët e njoma, kumbullat e thata, brokoli, lakra, kastraveci, shpargu, specat e kuqe etj.

Omega 3- janë një aleat i rëndësishëm për të reduktuar inflamacionin dhe kanë një rol të rëndëishëm për t’i dhënë ndriccim fytyrës. Omega 3 gjendet në ushqime të tilla si peshku yndyror (salmoni), arrat, bajamet, lajthitë.