Një person tjetër në kërkim

Një person tjetër në kërkim

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për futje të mallrave kontrabandë, duke mos paguar akcizë.

Në kuadër të operacionit të koduar u arretuan shtetasit N. P., 50 vjeç dhe P. S., 49 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi S.B të tre banues në Tiranë.

“Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm që bënë fjalë për veprat penale”, “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë Industriale”, “Fshehja të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Këta shtetas, pa nipt e pa u regjistruar fare në QKB, nën kamuflimin e bizneseve private si tregtar pakice, kanë mundur të fusin një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë”, sqaron policia.

Në cilësinë e provës materiale në funksion të këtij procedimi u sekuestrua; 1.440 (një mijë e katërqind e dyzetë) pije freskuese, 12.000 pako çimçakiza , 77.000 kuti , 750 pakteta, 64 pako duhan i grirë, një automjet dhe tre aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme./oranews