Në Viti dhe Lluzhan kontrabandim me kafshë

Në Viti dhe Lluzhan kontrabandim me kafshë

Policia e Kosovës njofton se ka ndaluar dy raste të kontrabandimit me kafshë njërin në Viti dhe tjetrin në Lluzhan. Në Viti është raportuar se dje rreth orës 19:40 është konfiskuar një kamion i cili po transportonte kafshë pa dokumenta të rregullta.

I njëjëti rast ka ndodhur edhe në Lluzhan po ashtu në orën 19:40.

“Njësiti patrullues ka ndaluar një kamion të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar ku gjatë kontrollit i njëjti po transportonte kafshë pa dokumente përkatëse. Me vendim të prokurorit kamioni me kafshë është konfiskuar ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë./21Media