Është konfiskuar një pistoletë me gaz, bombola gazi për pushkë, pjesë të veturave dhe mish i kuqë

Është konfiskuar një pistoletë me gaz, bombola gazi për pushkë, pjesë të veturave dhe mish i kuqë

Policia njofton se dje në fshatin Llashticë të Gjilanit njësia policore ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj shqiptar shtetas të R. Serbisë, ku gjatë kontrollimit të veturës së tyre kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz, bombola gazi për pushkë ajrore, pjesë të veturave dhe mish të kuqë.

”Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia./21Media