Kontrabandim me mallra, paraburgim dhe arrest shtëpiak ndaj katër personave

Kontrabandim me mallra dhe dhënie ryshfeti

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak ndaj katër të dyshuarve për kontrabandim me mallra dhe dhënie ryshfeti.

Sipas komunikatës së Gjykatës Themelore I.J.; A.J.; B.J. dhe L.J dyshohet se nga muaji nëntor deri më 20 shkurt 2020 në pikën kufitare Hani Elezit kanë bartur mallra – barna dhe artikuj tjerë ushqimor, duke shmangur kontrollin doganor, në atë mënyrë që mallrat i kanë siguruar nga persona të paautorizuar në Republikën e Maqedonisë. “Pastaj duke dhënë dhurata dhe përfitime të tjera pasurore zyrtarëve doganor dhe policor, kanë kaluar vijën kufitare pa iu nënshtruar kontrollit doganor dhe të njëjtat i kanë dërguar në depo dhe shtëpitë e tyre me qëllim që të vihen në qarkullim, e të cilat mallra do të vënin në rrezik shëndetin e njerëzve, kështu që me rastin e zbatimit të urdhër kontrollit në veturat e tyre, me rastin e kalimit të kufirit në Han të Elezit janë gjetur dhe sekuestruar 60 paketime me mish peshku dhe 4 paketime me mish derri, kurse në një depo në zonën industriale në Prishtinë janë sekuestruar mallra të llojeve të ndryshme të kontrabanduara, të cilat janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës.”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri kërkesën e Prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar për të dyshuarit I.J dhe B.J dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ndërsa ka refuzuar kërkesën për dy të dyshuarit A.J dhe L.J dhe të njëjtëve u është caktuar masa e arrësit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaj./21Media

Back to top button