Kontradiksione për postin e zv/kryeministrit, një biznesmen nuk është i miërpritur nga të gjithë

Biznesmenët presin që të shpallet një listë me emrat e ministrave të ardhshëm

Gjithnjë e më shumë po bëhet aktuale çështja se kush do ta marrë postin e zv/kryeministrit, për çështje ekonomike. Një pjesë e ekspertëve por edhe e sindikalistëve mendojnë se nuk duhet të përsëriten gabimet e vjetra të qeverive të mëparshme, ku në pozita të larta shtetërore ishin emëruar biznesmenë. Profesori universitar, Branimir Jovanoviq mendon që një biznesmen i suksesshëm nuk do të luftojë për të drejtat e punëtorëve, por ai do ti zbatojë urdhrat e kryeministrit që janë në favor të politikës. Sindikalisti Marjan Risteski, mendon se për funksionim më të mirë të këshillit social, sindikata duhet të jetë pjesë e qeverisë, shkruan tv.21

“Detyra e biznesit është të bëjë para, ai kujdeset për të bërë para dhe profit. Çfarë është qëllimi i  qeverisë?  të shërbejë për të mirën publike, të kujdeset për qytetarët, të sigurojë shërbime dhe të mira publike. Për ti zbatuar funksionet e saj, qeveria shpeshherë duhet të marrë nga biznes sektori. Për të mundësuar shëndetësi dhe arsim cilësorë, duhet të marrë para nga biznes sektori. Nga këtu është e qartë se ekziston konflikt interesi dhe shtrohet pyetja se si do të kishte reaguar ai përfaqësues i biznes sektorit në një situatë të tillë”, tha Branimir Jovanoviq, Profesor Universitar.

“Ne, si sindikatë, këtë herë kemi vendosur që të mos lejojmë të jetë njësoj si në të kaluarën. Qeveria së bashku me biznes sektorin i sillnin të gjithë ligjet  për punëtorët, ndërsa puëtorët ishin lënë vetvetes. Kishte një sindikatë reprezentative e cila u jepte “Amin” të gjithë ligjeve për punëtorët”, tha Marjan Risteski, Sindikalist.

Biznesmenët presin që të shpallet një listë me emrat e ministrave të ardhshëm dhe pas kësaj të vendoset se cili biznesmen do të bëhet zv/kryeministër. Temellkovski konsideron se nevojiten reforma për lirim të biznes sektorit nga prangat e pushtetit, reforma për rritje të vazhdueshme të ekonomisë, që të mund të thuhet se ekziston klimë e volitshme për biznes. Nebi Hoxha, i cili është një prej kandidatëve për postin e zv/kryeministrit, pohon se udhëheqësia e odës e ka bërë zgjedhjen në mënyrë të njëzëshme.

“Sektori privat i ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla, është shuar në periudhën e fundit, dhe sipërmarrësinë e kemi zëvendësuar me menaxhim dhe për këtë shkak kishim ngelje në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, u shpreh Zoran Temellkovski, Kryetar i Odës Maqedono-Bullgare.

“Paga minimale në Maqedoni duhet të rritet, kjo mund të shpjegohet kështu, të supozojmë, nëse kemi 500 mijë të punësuar, e rrisim pagën për 10 euro, këtu kemi 5 milionë më shumë, ata 5 milionë ku do të shpenzohen? Nëse unë e rris pagën e të punësuarve të mi, ata do të shpenzojnë paratë tek ti, i punësuari yt, do të shpenzojë tek unë. Kështu, këto para do të shpenzohen brenda shtetit duke shkaktuar rritje ekonomike”, tha Nebi Hoxha,  kryetar i odës ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore.

Edhe në të kaluarën, në postin e zv/kryeministrit ka pasur biznesmen, edhe në radhët e LSDM-së, në periudhën kur Minço Jordanov  ishte zv/kryeministër i Vllado Buçkovskit, ndërsa, tani, zv/kryeministri aktual, Vlladimir Peshevski në qeverinë e VMRO-DPMNE-së./21Media

Back to top button