Titullarët e padiskutueshëm të ekipit

Titullarët e padiskutueshëm të ekipit

Tammy Abraham dhe Fikayo Tomori kanë impresionuar trajnerin Frank Lampard, në këtë sezon. Të dy lojtarë të rinj, por titullarë të padiskutueshëm të ekipit.

Në mediat angleze raportohet se Chelsea po planifikon të rinovojë kontratat me dy lojtarët.

“Blutë” pritet t’ju ofrojnë atyre kontrata pesëvjeçare dhe shpresojnë që ata t’i nënshkruajnë ato deri në përfundim të javës së ardhshme.

Ndryshe, Abraham dhe Tomori janë ftuar edhe nga Kombëtarja angleze për ndeshjet e radhës që “tre luanët” i luajnë ndaj Çekisë dhe Bullgarisë në grupin ku bën pjesë edhe Kosova./21Media