Këtë iniciativë po e fuqizon edhe UBT me projektet e bashkëpunimit

Këtë iniciativë po e fuqizon edhe UBT me projektet e bashkëpunimit

Me ftesë të institucioneve akademike dhe zhvillimore gjermane, rektori i UBT-së, prof.dr.Edmond Hajrizi është duke qëndruar për një vizitë disaditore në Gjermani,ku është takuar udhëheqës e akademikë të universiteteve dhe me udhëheqës të kompanive nga industri të ndryshme.
Tema boshte e këtyre takimeve ishin jetësimi i projekteve të përbashkëta në fushën e mjekësisë, teknologjisë, inovacionit, dizajnit, multimedias, etj., me ç’rast z.Hajrizi edhe i njoftoi për përparimet që ka bërë Kosova përmes UBT-së në secilën prej këtyre fushave.

Universitetet dhe kompanitë gjermane janë disa nga partnerët më të ngushtë të UBT-së, e falë bashkëpunimit, shumë anëtarë të stafit dhe studentë të UBT-së kanë pasur fatin ta njohin sistemin gjerman të punës dhe studimit./21Media