Dua po lë gjurmë!

Dua po lë gjurmë!

Këngëtarja e mirënjohur, Dua Lipa po lë gjurmë në industrinë e muzikës, të arriturat e saj po e dëshmojnë këtë. Dje artistja ka qenë në Amsterdam në Holandë, për të përuruar një figurë tjetër prej dylli në muzeun “Madame Tussauds”. Artistja përmes një postimi në Instagram ka sjellë disa fotografi të realizuara afër kësaj figure, transmeton rtv21.tv

“Faleminderit Madame Tussauds Amsterdam për një krijim tjetër përtej momentit surreal duke parë një kopje time prej dylli. Kush mund të mendojë se ku kam veshur rrobat që janë të punuara prej dylli?”, ka shkruar artistja krahas fotografive.

Figura prej dylli në Holandë është nga performanca e saj në Billboard Music Awards, të vitit të kaluar.

Gjatë muajit shkurt, Dua kishte vizituar muzeun e Londrës. Dua atje kishte befasuar fansat e saj, si dhe kishte përuruar statujën e saj prej dylli. Në këtë përurim pranë këngëtares si gjithmonë kishte qenë edhe i dashuri i saj, Isaac Carew.

Më 1 maj mbahet eventi “Billboard Music Awards”, në të cilin Dua është e nominuar në tri kategori, Top New Artist, Billboard Chart Achievement Award dhe Top Dance/Electronic Song me këngën “One Kiss”, bashkëpunimi me Calvin Harris./21Media