Udhëtimi më i mirë i Korabit dhe Genës

Udhëtimi më i mirë i Korabit dhe Genës

Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore, Korab Jetishi dhe bashkëshortja e tij, Gena, sot ishin të ftuar në emisionin “1 Kafe prej shpisë” në RTV21.

Ndër të tjera çifti tregoi se cili është udhëtimi që e konsiderojnë si më të mirin, shkruan rtv21.tv

“Unë kisha dashtë me veçu herën e fundit kur kemi qenë në Amerikë në dhjetorin e vitit të kaluar, kur Noa e ka pas ditëlindjen e pestë dhe ne e kemi organizu që me shku në Walt Disney, mirëpo për neve ka qenë shumë eksperiencë e mirë se edhe na jena ndi fëmijë bashkë me Noan”, ka thënë bashkëshortja e Korabit.

Korabi u martua me Genën në vitin 2013 dhe tani janë prindër të dy vajzave.

Çdo të diel duke filluar prej orës 12:30 në RTV21, shoqëroheni me emisionin “1 Kafe prej shpisë”, me nikoqirët Bleronën dhe Visarin.

Të dy për tre orë rresht përkujdesën që të sjellin para jush materiale të ndryshme, si të reja nga showbizi, biseda në studio e shumë të tjera./21Media