Korabi gëzon një jetë të lumtur familjare

Korabi gëzon një jetë të lumtur familjare

Korab Jetishi është këngëtar i njohur i muzikës popullore dhe ka një zë të veçantë. Ai është djali i këngëtarit të njohur, Shkëlzen Jetishi (Xeni), i cili ende po vazhdon me sukseset e tij në skenën muzikore.

Korabi u martua me Gentën në vitin 2013 dhe tani çifti janë prindër të dy vajzave. Këngëtari nga Gjakova po tregohet mjaft aktiv në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit e tij fotografi nga përditshmëria, shkruan rtv21.tv

Sot, ai ka publikuar një fotografi me gruan e tij duke e përcjellur vajzën e tyre të madhe Noan, për në shkollë.

“Urime dita e pare e shkolles jeta e babit, te deshiroj cdo te mire ne rrugetimim tend”, ka shkruar ai duke publikuar edhe një fotografi ku shihet bashkë me gruan dhe të bijën.

 

View this post on Instagram

 

Urime dita e pare e shkolles jeta e babit, te deshiroj cdo te mire ne rrugetimim tend.

A post shared by Korab Jetishi (@korabjetishi) on


“Si ajo” është projekti i fundit i Korabit me Vigan Shehun, i publikuar në dhjetor të 2018-ës. Që nga ajo kohë, Korabi nuk ka sjellur ndonjë projekt të ri muzikor./21Media