Publikoi një fotografi të bukur me të

Publikoi një fotografi të bukur me të

Futbollisti i mirënjohur kosovar, Granit Xhaka, sot feston ditëlindjen e 27-të. Familjarët, kolegët e miqtë e legjendës së futbollit shqiptar u munduan maksimalisht që këtë ditë t’ia bëjnë edhe më të veçantë me dedikime të bukura.

Ndër personat e shumtë që i uruan ditëlindjen atij është edhe këngëtari i mirënjohur, Korab Shaqiri, duke i dëshiruar të gjitha të mirat.

“Urime djalit me zemën e madhe, edhe 100 të gëzuara”, shkroi ai krahas fotografisë, transmeton rtv21.tv

Granit Xhaka, i cili luan për kombëtaren e Zvicrës është lindur në Basel të Zvicrës, por prindërit janë shqiptarë nga Kosova. Ai është vëllai i Taulant Xhakës, i cili është gjithashtu një futbollist profesionist dhe luan për FC Baselin dhe ekipin kombëtar shqiptar.

Familja e tyre ishte zhvendosur nga Kosova (Podujeva) në Zvicër pak para se fëmijët e tyre të lindnin./21Media