Gruaja i dedikoi një urim të veçantë këngëtarit

Gruaja i dedikoi një urim të veçantë këngëtarit

Njëri ndër këngëtarët më të dashur shqiptar, Korab Shaqiri, sot feston ditëlindjen e 33-të. Në minutat e parë, ai mori mesazhin më të veçantë nga bashkëshortja e tij, Lulkaçela Jashari. Dedikimin që i bëri gruaja, këngëtari e ndau me ndjekësit e shumtë në Instagram, transmeton rtv21.tv

“Mesazhi i parë për ditëlindje e më i vlefshmi nga zemra ime”, shkroi këngëtari.

Korabi dhe Lulkaçela u martuan në vitin 2015. Ata kanë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Alteu.

Korabi u rrit në Skënderaj dhe qysh nga fëmijëria pati një dashuri të madhe për muzikën, sepse edhe babai i tij, Ilir Shaqiri, është një muzikant i njohur dhe shumë i dashur në të gjitha trevat shqiptare.

“Të kam gjetur”, “Verën e kaluar”, “Ska me dy lugë”, “Dashurinë ta jap hua”, “Vetmia”, “Nisu e shko”, janë vetëm disa nga këngët më të pëlqyera të tij.

Kujtojmë se projekti i fundit i tij është “Verë e dashni”, që e ka sjellë në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur, Bujar Qamili./21Media