Vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Ndalimi i aborteve në Korenë e Jugut është shpallur jokushtetues me një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuesja ka bërë të ditur se ligji duhet të rishikohet deri në fund të vitit 2020.

Me ndalesën e vitit 1953, gratë të cilat kryejnë abort mund të gjobiten dhe burgosen, vetëm në rastet e përdhunimeve, incestit ose rrezikut për jetë. Koreja e Veriut është një nga vendet e pakta që kriminalizon abortin.

Në vitin 2017, mbi 51.9% e njerëzve në Korenë e Jugut ishin pro heqjes së ndalesës.

Korrespondentja e BBC, Laura Bicker ka thënë se shqyrtimi i ndalesës së abortit vjen pas një lëvizjeje për të drejtat e femrave në Kore të Jugut./21Media