Synim i bisedimeve është ndalimi i aktiviteteve armiqësore

Synim i bisedimeve është ndalimi i aktiviteteve armiqësore

Koreja e Jugut ka propozuar mbajtjen e bisedimeve ushtarake me Korenë e Veriut, pas disa javësh të tensioneve të rritura pas testit të raketave të Phenianit.

Nëse bisedimet do të mbaheshin ato do të ishin të parat e nivelit të lartë që nga viti 2015.

Një zyrtar i lartë tha se bisedimet duhet të synojnë të ndalojnë “të gjitha aktivitetet armiqësore që rrisin tensionin ushtarak” në kufirin e fortifikuar midis Koreas.

Ndërsa, presidenti i Koresë së Jugut, Moon-Jae-in, për një kohë të gjatë, ka sinjalizuar se dëshiron angazhim më të afërt me Veriun, shkruan BBC.

Në një fjalim në Berlin, Moon tha se dialogu me Veriun ishte më i ngutshëm se kurrë dhe bëri thirrje për nënshkrim të një traktati paqeje dhe tha se ky dialog ishte vendimtar për ata që kërkojnë fundin e programit të armëve bërthamore të Phenianit, transmeton rtv21.tv.

Megjithatë, testet e shpeshta të raketave të Veriut, duke përfshirë edhe ato më të fundit të një rakete balistike ndër kontinentale, janë në shkelje të vazhdueshme të rezolutave të OKB dhe kanë shërbyer vetëm për të alarmuar fqinjët e saj dhe SHBA./21Media